Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. Pesë automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shkak për përplasjen e pesëfishtë të automjeteve dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, çka ka sjellë edhe aksidentin zinxhir. Për pasojë, njëri sens i autostradës, nga Durrësi në drejtim të Tiranës, është bllokuar për disa minuta, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.