Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër atentatin me armë zjarri që i mori jetën ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, duke e cilësuar një krim të shëmtuar me sfond shtetëror.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes të së ndjerit. Ndër të tjera, Berisha shkruan se në vitin 2013, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e largoi nga detyra Cukun për interesa mafioze.
Postimi i plotë në Facebook
Te dashur miq, mbreme u ekzekutua ne nje atentat mafioz nje ish drejtues i larte i policise se shtetit, Artan Cuku. Artan Cuku per 16 vite me radhe kreu detyra te rendesishme, si nendrejtor i Drejtorise se Tiranes dhe Drejtor i drejtorise se Vlores. Ne 16 vite ne policine e shtetit ai u karakterizua nga guximi, perkushtimi dhe integriteti ne luften kunder mafies trafiqeve dhe krimit.
Ne fund te vitit 2013 Saje qorri e largoi ate nga drejtor policiet te Qarkut te Vlores per interesa te trafiqeve te tij dhe klanit te tij duke e lene si hakmarrje ne duart e trafikanteve, krimineleve me te cilet ai ishte perballur ne zbatim te ligjit.
Duke shprehur ngushellimet e mia familjes se te ndjeri Artan Cuku, denoj me ashpersi te madhe kete krim te shemtuar me sfond shteteror dhe i bej thirrje prokurorise te hetoje dhe te beje cdo perpjekje per identifikimin e autoreve si dhe sfondin shteteror te kesaj vrasje per shkak te detyres. sb