Një operacioni i përbashkët detar mes tre shteteve Shqipëri, Itali dhe Greqi është finalizuar me sekuestrimin e 1500 kilogramë kanabis sativa në një gomone.
Në pranga janë vënë tre trafikantët të cilët ndodheshin në bordin e gomones.
Policia bën me dije se ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.
“Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord. Kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre. Ndërkohë janë rekuperuar dhe sekuestruar rreth 1500 kg”, mbyll njoftimin policia.