Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të japë një mesazh të rëndësishëm sot pasdite lidhur me situatën aktuale politike në vend. Në bashkëbisedimin e pasdites tek çadra e protestës, kryedemokrati do të përcjellë për mbështetësit e tij qëndrimin që do të mbajë edhe në tryezën e dialogut, nëse do të ketë një të tillë.
Ndërkohë burimet nga selia blu bëjnë me dije se edhe në takimin e Bashës me aleatët një ditë më parë është diskutuar për formatin e tryezës ku do të jenë të pranishëm edhe aleatët, dhe jo vetëm Basha me Ramën.