Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Bashës se është i gatshëm për dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo.
Rama ka reaguar në Facebook, pas deklaratës së koalicionit opozitar, të cilët u shprehën se janë gati për rinisjen e dialogut politik për krijimin e qeverisë teknike.
“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”.