Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bashkitë të hyjnë në bashkëpunim me fermerët sipas zonave pasi është i nevojshëm bashkimi i fermerëve në mënyrë që mbështetja nga shteti të jetë më e plotë.
Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me një familje fermerësh në fshatin Baldush të Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
“Bashkitë të hyjnë në bashkëpunim me fermerët sipas zonave. Në qoftë se po themi këtu në këtë zonë mungon një pikë grumbullimi, e cila duhet të ketë kushtet e veta. Të bashkohet bashkia me fermerët e interesuar dhe të bëjnë një projekt aplikimi. Duke qenë bashkia brenda ka më shumë garanci në kuptimin financiar megjithëse janë kredi të garantuar nga shteti. Nuk është më kurse në Greqi hidhi këtu dhe bëj sera.
Është një gjë më e strukturuar. Këtë e kemi përgatitur. Ka filluar të bëhet nga individët. Janë mbi 300 raste që kanë treguar se kjo funksionon. Bashkia të vijë këtu dhe të thotë ja kush është ideja. Në qoftë se ke pikë grumbullimi, vjen direkt tjetri dhe merr me sasi dhe jo me trasta”, tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154620349651523/