Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, ka reaguar deputeti socialist, Taulant Balla duke pohuar se Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga Partia e Punës e Shqipërisë, por nga lëvizja demokratike e ’90.
Balla tha se PS nuk ka përgojuar asnjëherë asnjë ministër që është pjesë e LSI-së.
“Miqesisht i them mikut tim Luan Rama ta lere retoriken e PPSH-se se vitit 1989 sepse as Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga PPSH-ja e 1989-es, po vijne nga levizja demokratike per zgjedhje te lira ne vitin 1990. Miqesisht Luan miku im prej zgjedhjeve te vitit 1996, nuk te takon te besh analistin e Partisë Socialiste dhe as gazetarin me ministrat e Partisë Socialiste, se nuk shkon më me këto mistreclleqe mes nesh. Merr shembull nga Partia Socialiste e 2017-es qe ka kater vjet ne koalicion ne partine tende dhe kurre nuk i’a ka lejuar vetes qe te pergojoje ministrat e LSI. Gjej nje rast ku une si nenkryetar i Grupit Parlamentar te PS te kem pergojuar ndonje minister te LSI. Po keshtu asnje drejtues tjeter i PS”, tha Balla.