Ka qenë një betejë e vërtetë mbrëmja në Torino mes Juventusit pritës dhe Bayern. Bavarezët kanë dominuar për gati 55 minuta, ndërsa më tej ka shpërthyer skuadra e bardh’ e zinjve.
Në pjesën e parë gjermanët kanë kaluar në avantazh me Muller, por Levandovski ishte në pozicion jashtë loje aktiv para Bufon. Goli ndoshta mund të anullohej. Por, kjo nuk është mbrëmja më e mirë e Atkinson dhe gjyqtarëve të tjerë.
Në fillim të pjesës së dytë kanë dyfishuar rezultatin me Robben, pas një aksioni që nisi nga një faull po i Levandoski.
Pak minuta më vonë Mandzukic përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes dhe e nxjerr Dybala vetëm për vetëm me Neur. Juventus shkurton diferencën. Pak më tej Sturaro barazon pas një pasimi të Morata.
Kjo ishte përballja e dy teknikëve, të cilët treguan se janë nga të mirët në botë, duke bërë zgjedhje taktike shumë të guximshme.
Emocione të jashtëzakonshme në Torino, kurse italianët ankohen për dy 11 metërsha të munguar në pjesën e parë.
Kurse në Londër Barcelona ia ka dalë shkëlqyeshëm ndaj vendasve të Arsenal. Leo Messi ka shënuar dy herë duke e bërë formalitet ndeshjen e kthimit në Barcelona. Mbrëmja e sotme e Champions ka qenë një spektakël emocional i rrallë. Ndeshjet e kthimit pas tre javësh në 16 mars.