“Shoqata Kombëtare e Epirit të Veriut 1914” dhe eurodeputeti Notis Marias kërkojnë helenizimin e qyteteve shqiptare.
Ndërkohë që qeveria greke reagon për çdo rast, kur ndonjë shqiptar apo i huaj krijon me pëllëmbë shqiponjën dykrenare, nuk shqetësohen aspak për gjuhën irredentiste të përfaqësuesve grekë në Parlamentin Europian. Europarlamnetari i Greqisë Notis Marias ka kërkuar shpalljen e Autonomisë në Epirin e Veriut. Sipas Shoqatës Patriotike “Bashkimi” mësojmë se gjatë një aktiviteti të mbajtur më 27 mars 2017 në Bruksel Notis Marias në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare “Northern Epiri 1914” flolën për rëndësinë që duhet të marrë sipas tyre, çështja e Vorioepirit, me qëllim helenizmin e krahinave shqiptare. Gjuha skandaloze e përdorur nga europarlamentari grekë i shoqëruar nga disa të tjerë në këtë aktivitet ndodh në Bruksel. Lajmi është pasqyruar në mediat greke, sipas të cilave, sekretari i shoqatës “Epirit të Veriut 1914” Spiros Gagalis analizoi situatën aktuale në Himarë, të cilën e quan pjesë të pushtuar të Epirit. Në të njëjtin status ata përfshijnë edhe qytete të tjera të Shqipërisë si Vlora, Korça e Gjirokastra, ku sipas tyre jeton popullësi greke. Ata pretendojnë se popullsisë minoritare greke në këtë pjesë të Shqipërisë i është konfiskuar pasuria dhe që kjo pjesë i përket i përket Epirit të Veriut.
Në përfundim të fjalës së tij. Gagalis theksoi argumentet që mbështesin kërkesën në kohë dhe realist për zbatimin e statusit të autonomisë në Vorioepirit.
Një tjetër pjestar i këtij aktiviteti ishte edhe një shqiptar i quajtur Lefter Prifti, i cili sipas mediave është anëtarë i byrosë së “Epirit të Veriut 1914”. Në këtë aktivitet, shqiptari nga Piluri i Labërisë, i shitur tek grekët ekstremistë, Lefter Prifti, foli për qëndrimin e botës politike greke ndaj çështjes vorioepirote dhe kërkoi që kjo të konsiderohet nga Greqia si çështje kombëtare.
Comments 1