Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj betohet se projekti për parkun e lodrave te liqeni nuk përfshin çeljen e kurrfarë restoranti. Ai thotë se atje nuk do të pritet asnjë pemë, por përkundrazi do të mblillen të reja.
Veliaj duke mos ju shmangur sjelljes së pushtetarëve të shumicës thotë se është gati të dorëhiqet nëse ndodh e kundërta.
“Nëse aty do ketë restorant, unë nuk do jem kryetari i Bashkisë tuaj. Në qoftë se do pritet një pemë, në datë 1 qershor unë nuk do jem më kryetar i Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
- Përplasjet kundër këndit të lojrave tek liqeni artificial
Gjatë paraqitjes së Planit Urbanistik për Tiranën Veliaj i cilësoi protestat si akte vandale dhe tha se nuk do të tërhiqet nga ky projekt.
- Veliaj duke paraqitur Planin Urbanistik të Tiranës
“Unë besoj te kjo lloj Tiranë, dhe unë besoj që Tirana e mençur është shumë herë më e madhe se vizitorë të dhunshëm. Pashë vizitorë të dhunshëm që zbriznin nga autobuzët e qyteteve dhe pyesnin ku bie ky liqeni. Të zbresësh në Tiranë e te pyesësh ku bie liqeni, dhe të pyesësh ku është ky gardhi që do prishet…Njerëz që drejtoheshin nga deputetët. Ne do të vazhdojmë me parkun te liqeni për fëmijët. Unë besoj që një qytet demokratik është edhe i të vegjëlve.”
Më tej ai shtoi:
“Unë erdha me lajme shumë të mira nga Londra, BERZH do të investojë miliona euro për Tiranën. Për t’u larguar nga shkollat që janë me dy turne. Nuk e bëjmë dot me dhunë, por me komunikim. Platforma e sotme ishte për t’i ftuar të gjithë në komunikim. Muskujt të jenë tek idetë.”
- Bashkia e Tiranës duke u pastruar nga sulmi i vezëve dhe domatave