Të blesh belanë me para! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të blesh belanë me para!

17:36 | 29/03/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mero Baze

Lulzim Basha mund të mos harxhohej. Udhëtimi i tij drejt SHBA-së me një ish- drejtor të tij, për të paguar biletën, në një “fundraising” republikanësh, do t’ia vlente nëse ai nuk ka lidhje dhe kërkon të njohë dikë. Nuk është as turp dhe as vlerë, të paguash për të njohur dikë, por është diçka që Lulzim Bashës nuk i duhet, pasi ai është i njohur mjaftueshëm si kryetari zyrtar i PD. Nëse i duhet të shkojë në SHBA, Ambasada e SHBA në Tiranë ja mundëson në çdo kohë. I vetmi arsyetim që do t’ia vlente, ishte të gjente dikë që t’ia bënte të lehtë nxjerrjen nga çadra. Por dhe në këtë rast, duhej doemos dikush nga qeveria, dhe jo lobistë grekë, që njohin dikë që mund të sigurojnë futjen me pagesë në darkë, e kështu me radhë.

Por meqë e bëri këtë budallallëk, mund të shmangte të dytin. Mund të shmangte përpjekjen për ta zbardhur vizitën përmes një blogu, duke e kërkuar vetë këtë. “Breitbart News”, që i përngjan “Fahriut digital”, i transferuar në SHBA, nuk është i besueshëm as brenda republikanëve. Si blog i përket një sekti radikalësh, që kanë teoritë e tyre konspirative mbi politikën dhe armët e vjetra të gazetarisë së angazhuar. Është aq i përfshirë, sa botuesi i saj kaloi pas zgjedhjeve këshilltar i Trumpit dhe i njihet merita e ndërtimit të rrjeteve që prodhonin lajme fallco në Ballkan mbi Klintonin, dhe që pastaj depërtonin në SHBA si “fake news”. Ah po, i njihet dhe merita e sulmeve ndaj Soros.

Por Lulzim Bashës nuk i duhet ky tip. Si ky dhe më të mirë se ky, për teori konspirative dhe budallallëqe, ka Çim Pekën dhe Fahriun. Biles me shumë më pak para sa ka harxhuar për të shkuar deri aty, ata mund t’ia ndërtonin vizitën nga këtu, pa shkuar fare.

Shkrimi i porositur me urgjencë, ku autori kishte bërë lëmsh të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e Lulzim Bashës, tregon se i kanë shkuar paratë dëm mes të tjerash dhe për punën gazetareske. Por mbi të gjitha, i kanë shkuar dëm për atë politike.

Lulzim Bashës nuk i duhen këta tipa. Ai duhet të heqë dorë nga ideja, që në SHBA ka një konspiracion kundër tij dhe ai nuk po takon dot presidentin t’i qajë hallin. Ai thjesht duhet të jetë në një gjatësi vale me qeverinë amerikane, ose jo. Qeveria amerikane po i thotë shko në Kuvend, shko në zgjedhje dhe në betejën tënde. Kurse ky po u thotë shqiptarëve se një gomar në SHBA ka shkruar që problemi i Shqipërisë është Sorosi, falë viztës së tij në një darkë të paguar. Dhe të mendosh që vetë Basha, gruaja, kunati dhe gjysma e Kryesisë së PD, janë të financuar nga Sorosi për studimet e tyre, e kupton lehtë sa i besueshëm është ky njeri.

Lulzim Basha duhet ta paguante dhe duhet të paguajë nëse i kanë mbet ende para drejtorëve të vet, pasi ky nuk fut kurrë dorën në xhep të tij, për ta hequr këtë imazh idiot. Ose të mos merret fare më me SHBA e Europën dhe të shikojë punën e tij.

Ideja se ai është në kërkim të një Amerike tjetër nga ajo që është, nuk e bën atë një Kristofor Kolomb të ri, por një Don Kishot, që shetit me Sançot e vet. Të paguash për të shkuar në një “fundraising” republikanësh, të rregulluar  nga disa lobistë grekë, dhe pasi ke ngel aty si “shit”, nuk ke nevojë të ripaguash për të treguar çfarë budallallëku ke bërë.

Për aq ngjarje sa ka prodhuar në Shqipëri, Lulzim Basha, nuk ka nevojë të paguash, se shkruan vetë shtypi ndërkombëtar, bile ai më seriozi, jo gazeta me pagesë si “Ushington Times” apo blogje kontraverse si “Breitbart News”. Dhe nuk është se nuk ka shkruar shtypi më serioz botëror për të. Ka shkruar “New York Times”, “Washington Post”, “Telegraph”, “Time”, “The Economist” dhe gjithë media prestigjioze ndërkombëtare. Dhe e meriton, pasi është kryetar i opozitës që po rri 40 ditë në rrugë. Problemi është se ai shtyp ka shkruar dhe ka treguar pse rri në rrugë, kush e mban peng si politikan dhe çfarë duhet të bëjë. Dhe për të mos dëgjuar e lexuar shtypin serioz, shkon e paguan të përkthejë në anglisht shkrime që as “Fahriu digital” nuk do t’i botonte. Kjo tregon se ky njeri përveçse ka vesin të thotë gënjeshtra, paska dhe vesin që do t’i dëgjojë dhe të riprodhuara si të vërteta gënjeshtrat e veta. Por, këtu nuk i hyjnë në punë njeriu.

Dështimi i udhëtimit të tij në SHBA, është një lajm i keq më shumë për qeverinë, se sa për të. Qeveria do të kishte interes dhe ndoshta do t’ia vlente të paguante, që ai të pritej në Uashington dhe të merrte një vendim serioz. Kjo e shkuara nëpër “dasma” me zarf me vete dhe pastaj turpi tjetër, që paguan për të shpjeguar çfarë ka bërë, nuk i hyn në punë askujt, por sidomos atij vetë. Ai duhet të paguante të mos shkruheshin broçkulla të tilla, ku ai përshkruhet si kryebashkiak, si luftëtar antisoros, dhe si kryeministër i ardhshëm pas 18 qershorit. Vetëm ky njeri mund ta blejë belanë me para, duke paguar që të duket mashtrues, pasi duket qartë që i ka porositur, pa i njohur. Dhe ata kanë lexuar Wikipedia-n, për të kuptuar kush e ka dhënë porosinë.

/gazetatema.net/

Etiketa: blogBreitbart Newsfundraisinggjatësi valelobistë grekëLulzim BashaMero Bazesekt radikalëshWikipedia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Idrizi: Më 19 qershor PDIU do të ketë dyfishin e deputetëve në Kuvend

Idrizi: Më 19 qershor PDIU do të ketë dyfishin e deputetëve në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com