Pas barazimit të dy ditëve më parë në miqësoren ndaj, kombëtarja U-21 kanë dalë triumfues në ndeshjen e ditës së sotme ndaj të njëjtit ekip, me rezultatin 2-0.
Shpresat riluajtën në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë por këtë herë skemat e Bushit dhanë edhe rezultatin e duhur duke sjellë fitoren 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-0 me gol të Kristian Abazajt. Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Bytyqi që ka shënuar sërish për kuqezinjtë dhe golin e fundit të ndeshjes.