Pas deklaratës së administratës së Presidentit Trump se nuk e mbështet bojkotin e Kuvendit dhe të zgjedhjeve nga opozita, deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar duke thënë se pas kësaj deklarate nuk mund të gënjejë më njeri.
Përmes një statusi në rrjetin social, facebook, Braçe i kujton Bashës shprehjen, “Suksese në jetë!”.
“Të pata thënë Lul;
Kur kërcen gënjeshtër më gënjeshtër, domethënë hu më hu, diku do mbetesh, domethënë do ngulesh!!!
Tani si të duash; Në daç rri në çadër, në daç rri në shtëpi-me raport mjekësor!
Nuk gënjen dot më njeri, as për orën e as për motin!
#sukseseneJete”,- përfundon ai.