Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë ishullit të Sazanit në Vlorë.
Viktima është pikasur nga peshkatarët rreth 1 milje larg brigjeve të Sazanit. Ata kanë lajmëruar Rojen Bregdetare të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës si dhe rrethanat sesi ka përfunduar trupi i tij në det. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethenave të ngjarjes.