Nga Mesila Doda
Kjo historia me lokomotiva e vagonë është delirante, arrogante dhe marksiste.
Secila forcë politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnjë arsye t’i shkojë apo të konsiderohet vagon i një force tjetër politike.
Duhet të goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili përfitojnë veç forcat e mëdha dhe të miratojmë proporcionalin kombëtar të hapur.
Le të garojmë secila parti me mundesitë e veta dhe të shohim se si e mendojnë njerëzit. Sot, janë rreth gjysëm milioni vota që prodhojne 0 deputetë…
Gjithë administrimi dhe numërimi është uzurpuar nga lokomopartitë, ndaj më demokraturë se kaq nuk mund të shkonte dot ky vend.
Refuzoj një mënyrë të tillë të menduari dhe arrogancën tipike fshatareske që tregon muskujt, kur tullat t’i mbajnë të tjerët, ndërsa lokomopartitë vazhdojnë të mbajne vendin në tension dhe pasiguri.
#refuzoj_demokraturen