Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi ndjesë në emër të opozitës për të gjitha premtimet e pa mbajtura.
Në ditën e 28-të të protestës, Basha tha se nëse Republika e re dhe qeveria e re nuk përmbush premtimet me të cilat kërkon votën tuaj, është e drejta juaj legjitime që të mblidheni këtu dhe jo vetëm këtu por të futeni brenda dhe ta rrëzoni.
Basha tha se pushteti nuk është trashëgimi dhe Edi Rama nuk ka të drejtë hyjnore për të qenë kryeministër, por ka ardhur aty sipas tij, me një kontratë që nëse nuk përmbushet, qeveria largohet një orë e më parë.
Basha u ndal edhe tek reforma në drejtësi duke theksuar se ajo do të realizohet nga gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur.