Nga Baki Sulejmani
Qeveria e Iliridës është mjaft e indinjuar me sulmet deklarative dhe joserioze, joetike e aq më pak direkte, të orkestruara nga MPJ e Maqedonisë dhe organizmave të ndryshme albanofike që gravitojnë në shtetin unitarist të quajtur Maqedoni ndaj deputetes së nderuar në Kuvendin e Shqipërisë zonjës Mesila Doda.
Historikisht që nga mëvetësimi i Maqedonisë nga ish- Jugosllavia, Shqipëria dhe shqiptarët ishin i vetmi faktor stabiliteti, paqeje dhe zhvillimi të këtij konglomerati artificial pa asnji kusht të vetëm. Shqipëria për dallim nga Serbia, Bullgaria, Greqia, madje edhe Rusia, ishte i vetmi shtet në Ballkan që pranoi e para mëvetësinë e këtij shteti pa kushte, pa privelegje kthyese, madje në kushtet e sodit promoter i denjë i aderimit sa më të shpejtë të tij në NATO dhe EU, krejt kjo në kurriz të ekzistencës së shqiptarëve në këtë nënqiell. Herë pas here, madje shqiptarët e këtushëm ishin të detyruar të kapërdinin edhe situata shumë të rënda, ngase institucionet e Tiranës zyrtare konsideronin se demokratizimi i FYROM-it, ishtë interes strategjik i Ballkanit dhe i Shqipërisë në veçanti!
Nisur nga kjo, edhe deklaratat e zonjës Mesila Doda janë në këtë drejtim, respektivisht janë deklarata mirë të studiuara dhe të akceptuara nga vetë zonja në fjalë, nga shkaku se përpjekjet reale të shqiptarëve në Maqedoni që nga themelimi saj në vitin 1991 në mënyrë natyrore reflektojnë vullnetin e shqiptarëve në Iliridë për të qenë të lirë, të barabartë, drejt të përfaqësuar dhe të integruar në strukturat euro-amerikane bashkë me vëllezërit e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, pëfshirë këtu edhe Çamërinë.
Ky vullnet i shqiptarëve të Iliridës dhe për Iliridë është fort i betonuar me referendumin për Autonomi Teritorriale të shqiptarëve në Iliridë, ku votuan 400000 shqiptarë PRO, ky vullnet politik, madje është i materializuar edhe më 3 maj të vitit 1992, kur deputetët e dy partive kryesore shqiptare të asaj kohe Partia për Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Popullore në Kuvendin e RM, dorëzuan: Propozimin për ngritjen e procedurës për ndryshime në Kushtetutën e RM- së, ku në Pikën 3 të këtij propozimi kërkohet që në RM, me qëllim të arritjes së plotë të barazisë dhe evitimit të majorizimit të aprovohet sistemi dy dhomësh; dhoma e qytetarëve dhe dhoma e popujve.
Ndërsa në Pikën 4, të saj kërkohet garantimi i barazisë së plotë të gjuhës dhe shkrimit shqip. Pika 5, kërkonte që simbolet e shtetit, stema, flamuri dhe himni të jenë të liruara nga elementet nacionale. Pika 7, zhvillim të barabartë të gjuhës, kulturës, arsimit, ekonomitë komunale, financat e të tjera.
Qëllimisht apostrofova disa nga pikat e para 24 vitesh, me qëllim që shqiptarët përfundimisht të venë gishtin në mendje dhe të mendojnë mirë se në cilin vit sot ne jetojmë në vitin 1992-‘93 apo në vitin 2017, kurse palën sllavo-maqedone ta siguroj se kjo Deklaratë Politike e sotshme, e partive të sotshme shqiptare nuk është asgjë tjetër, veçse një plagijat autokton i kërkesave të shqiptarëve qysh para 24 vitesh. (për këtë kam edhe origjinalin e këtij dokumenti!!!)
Në vazhdë të mësipërmës konstatojmë se zonja Mesila Doda në këtë drejtim është një ndër politikanet më të sakta në vlerësimet e saja mbi albanofobinë dhe politikat injoruese të këtij shteti në raport me shqiptarët. Ajo për momentin është ambasadorja e lirisë së Iliridës, zëri i vetëm i arsyes dhe logjikës, kumbimi i dritës dhe Imazhi shqiptar i guximit racional dhe mendimit valid.
Mesila sot është kthyer në Ikonën e vërtetë të ndërgjegjes dhe moralit shqiptar në Iliridë. Ajo sot për ne është vetë Liria, ajo është Iliridë, Kosovë, Malësi, Sanxhak e Çamëri ajo vetë është sa nji Shqipëri.
Duke pasur parasysh të mësipërmën apelojmë që urgjentisht zonja Teuta Arifi si kryetare e Komunës së Tetovës ose zoti Fatmir Dehari si kryetar i Komunës së Kërçovës, të shpallin zonjën Mesila Doda si Qytetare Nderi, për kontributin e saj të dhënë drejt aspiratës së shqiptarëve në Iliridë për vatëvendosje, liri dhe mëvetësi.
Me respekt nga Ilirida.