Policia franceze ka arrestuar të paktën gjashtë persona të një rrjeti prej 10 individësh për trafikun e drogës.
Gjatë arrestimeve janë sekuestruar 500 gram heroinë e pastë, 1.2 kg heroinë e presuar, 1 kg kokainë, 6.5 kg kanabis, 43 000 euro para të gatshme, si dhe një automjet.
Dy prej të arrestuarve sipas mediave franceze kanë kryer të paktën 20 grabitje.
Të arrestuarit janë të moshën nga 20 deri në 40 vjeç. Njëri prej të arrestuarve ka shërbyer si toger në Shqipëri. Gjatë 10 javëve të hetimit dhe vëzhgimit, policia ka zbuluar mënyrën e riorganizimit të grupit. Pesë prej trafikantëve u arrestuan në hotele në Sévrier dhe Argonay ndërsa lideri i grupit u arrestua në Lion.