Pas kërkesës së bërë nga kryeprokurori Adreatik Llalla drejtuar KQZ për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, vetë Tërmet Peçi, e ka cilësuar sulm politik ndaj tij.
“Kryeprokurori ka dalë dhe bën fushatë politike. Unë jam në disponibël të ligjit. Para disa ditësh kam qenë në polici, kam dhënë edhe shenjat e gishtave. Di të them që kundravajtja penale që përbën vepra ime në qoftë se quhet vepër penale, është vetëm një gjobë e një dogane makine”, tha Peçi.
Prokuroria ka nisur hetimin ndaj kryeqytetarit të Tepelenës, Tërmet Peçi, për falsifikim të dokumenteve, akuzë për të cilën ka kërkuar heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak.