Borussia Dortmund është ekipi i katërt gjysmëfinalist i Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti 0-3 modestët e Lottes.
Dortmund do të ndeshet me Bayernin për një vend në finalen e madhe, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është Moenchengladbach- Eintracht Frankfurt.
Goli i parë u shënua në minutën e 57-të kur Pulisic i shërbyer me zgjuarsi nga Dembele e kaloi topin poshtë këmbëve të portierit Fernandez.
Në të 66-ën Andre Schurrle shënoi të dytin me një gjysmë kthesë brenda zonës, me mbrojtjen e Lottes që la shumë për të dëshiruar në mbulimin e kundërshtarëve. 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Schmelzer, ekzekutoi një goditje të lirë ku topi fillimisht u përplas në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë.