E përjavëshmja prestigjoze britanike “The Economist” paralajmëron se tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt.
“The Economist” shkruan se kriza politike i ka rrënjët që në vitin 2015, kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që përfshinë Nikolla Gruevskin.
Për këtë arsye u krijua Prokuroria Speciale Publike dhe mbështetësit e VMRO-së kaluan në akuza ndaj George Soros për konspiracion ndaj Maqedonisë. Pretendimeve të ngjashme nuk i ka shpetuar as vetë Federica Mogherini. Sipas Radmila Sekerinska, zv.kryetare e social-demokratëve është vetë Gruevski ai që e nxiti krizën në momentin kur kuptoi se mund të humbiste pushtetin, e kjo do ta linte të ekspozuar ndaj hetimeve të Prokurorisë Speciale.
Ahmeti vazhdon “The Economist”, paralajmëron që mosmarrëveshjet të mos kthehen nga politike në përplasje të karakterit etnik dhe mohon çdo plan të Shqipërisë së Madhe.
Rusia, sipas saj, është ajo që po ndez gjakrat në Ballkan. Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gjendje, përfundon artikulli mbetet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, e këtu i urojmë fat!