Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri si largimet, ashtu edhe emërimet e reja.
Mbledhja ka nisur rreth orës 9:30 minuta.
Burimet pranë PS-së bëjnë me dije se pjesë e diskutimeve në takim do të jenë edhe detyrat që do t’u caktohen 4 ish-ministrave për zgjedhjet e 18 qershorit.