Futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo do të bëhet së shpejti baba i dy binjakëve.
Lajmin e ka bërë të ditur një i afërt i familjes i cili ka thënë se ylli madrilen po përdor një grua (surrogate) e cila merr përsipër të bëjë lindjen e fëmijëve.
Mendohet se menjëherë pas lindjes, Cristiano do të marrë binjakët në shtëpinë e tij në Spanjë dhe për ta do të kujdeset mamaja e tij, Dolores.
Cristiano e ka bërë një veprim të tillë pasi mendon se ka ardhur koha që djali i tij të ketë vëllezër dhe kjo nuk është hera e parë. Futbollisti i ‘Real Madrid’ e ka përdorur këtë edhe për djalin e tij 7-vjeçar, Cristiano JR.