Ministria e Financave dhe Ministria e Transporteve kanë firmosur një udhezim të ri për përcaktimin e tarifës që duhet të paguajnë shoferët për t’u pajisur me leje drejtimi.
Në këtë udhëzim janë shtuar kategoritë e reja të patentave dhe tarifa që duhet të paguajnë shoferët është nga 2 mijë deri në 4500 lekë të reja.
Tarifa e pajisjes me patentë për drejtimin e automjeteve është si më poshtë:
Për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë.
Për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë.
Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë.
Për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë.
Për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë.
“Shtetasit që pajisen me leje drejtimi paguajnë tarifën në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj tarife. Të gjitha pagesat e tarifës do të regjistrohen në një regjistër të veçantë”, – thuhet në udhëzimin e qeverisë. Ky ludhëzim i ri ka hyrë dje në fuqi.