Gazetari austriak rrëfen takimin me Kryeministrin: Rama erdhi me çorape mavi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari austriak rrëfen takimin me Kryeministrin: Rama erdhi me çorape mavi

15:20 | 09/03/2017
në Shqiperi
0
Kryeministri Edi Rama, duke folur per mediat, pasi ka firmosur peticionin per zbatimin e Reformes ne Drejtesi, ne nje nga cader te ngritur prane parkut Rinia ne kryeqytet. Peticioni eshte nje iniciative nga nje grup OJF te shoqerise civile, per te ushtruar presion mbi politikanet, per ta nisur sa me pare kete reforme./r/n/r/nPrime minister Edi Rama, speaking for media after signing the petition for the implementation of the judicial reform, in a tent near the Rinia Park in the capital. The petition is an initiative by a group of NGOs of civil society, to put pressure on politicians, in order to launch this reform as soon as possible.

Gazetari Siobhan Geets i austriakes Wiener Zeitung në një reportazh pasqyron takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me gazetarët e huaj.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, dikur ka qenë lojtar basketbolli, pastaj piktor dhe më vonë kryebashkiak i Tiranës. Socialdemokrati është më karizmatiku i shefave të qeverive në Ballkanin Perëndimor.

Gazetarët europianë, të ftuar nga Komisioni Europian në Shqipëri, e presin atë në Dhomën e Hartave, një hapësirë e lartë shtatë metra, e mbushur me vizatime dhe harta antike. 15 gazetarë nga vende të ndryshme janë ulur përpara një tavoline dhe presin, fytyrat janë të ndriçuara plotësisht nga prozhektorët e fotove.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Për arsye sigurie ‘na janë sekuestruar’ celularët, ndaj hedhim shikimin vërdallë. Kur më në fund Rama futet brenda, nga çadra e protestës së opozitës nis muzika me zë të lartë.

Nëse do e bënin me qëllim, nuk do e kishin planifikuar më mirë. “Here we are now- entertain us”, jehon zëri i Nirvanave, ndërkohë që kryeministri ulet.

Rama, i gjatë, me flokët e shkurtra dhe mjekrën pak të gjatë, shfaqet me një kostum ngjyrë blu të errët, dy kopsat e sipërme të këmishës janë të hapura. Ai mban atlete të zeza lëkure dhe çorape vjollcë.

“Nuk e dija se ishit kaq shumë”, thotë ai, teksa vështron gazetarët.

“Çfarë doni?”.

Kemi shumë pyetje, i përgjigjet një gazetar, mbi të gjitha e nisim me kriminalitetin. “Është shkalla më e ulët e kriminalitetit në 25 vite,” ‘qëllon’ Rama.

Më pas flet për të kaluarën e kësaj demokracie të re, për regjimin brutal komunist, që ishte stalinist deri në pikën e fundit. Rama di ta përdorë shumë mirë formimin e tij: Pyetjeve të pakëndshme u përgjigjet në mënyrë evazive, zhytet në të kaluarën historike, thuajse filozofike.

“Kur mendon ai se vendi i tij do jetë gati për në BE,” pyet njëri. Rama nuk e di. Por mund të thotë se nuk ka asnjë alternativë ndaj anëtarësimit në BE, pavarësisht problemeve.

Nga çadra dëgjohet “Otherside” e Red Hot Chili Peppers. Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim, por negociatat nuk janë hapur akoma. Në kohën e Brexit dhe idesë së një ‘Europe Bërthamë’, nuk pyet më kush nëse Ballkani Perëndimor do anëtarësohet.

Negociatat për anëtarësim në BE i shërbejnë më shumë interesave gjeopolitike dhe stabilitetit të rajonit sesa qëllimit final. Pak besojnë seriozisht se do ketë një zgjerim të BE brenda dhjetë viteve të ardhshme, prandaj askush nuk jep prognoza.

Megjithatë të dy palët përfitojnë nga kjo gjë. Kandidatët marrin miliona subvencione çdo vit për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave demokratike.

Kurse BE ka në rajon një partner të besueshëm, që i ndihmon sidomos në rastet e krizave si ajo e refugjatëve. Ndërsa në sfond dëgjohet “White Stripes”, që këndon për luftën e një ushtrie nga shtatë vende, Rama flet për “luftën e përditshme që bëjmë kundër vetes”.

Por Rama thotë se shumë të rinj “po zhduken”. Kjo është një pengesë në rrugën për një shoqëri moderne. Në fakt, Shqipëria ishte në vitin 2015 vendi i dytë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani.

Edhe pse shumë pak e marrin azilin, sërish varfëria i nxit shumë shqiptarë të largohen. Ndërsa nga jashtë depërton brenda në sallë kënga “Zombie” e Cranberries, Rama flet për reformën më të madhe në vendin e tij: reformën në drejtësi.

Rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë do të kontrollohen për korrupsion dhe lidhje private me politikën, dhe nëse gjenden të tilla, do të largohen. Ky transformim rrënjësor nuk do jetë i lehtë. Ambasadorja e BE në Tiranë është kërcënuar dhe tani është nën mbrojtjen e policisë. Ajo, së bashku me ambasadorin e BE, janë në komisionin e rishikimit të kandidatëve.

Reforma gjyqësore është një parakusht për nisjen e negociatave me BE. Por gjërat po vonohen. Që prej fundit të shkurtit, partia më e madhe e opozitës ka bllokuar jo vetëm një rrugë të rëndësishme në Tiranë.

Deputetët e saj kanë bojkotuar edhe seancat e Kuvendit. Opozita beson se zgjedhjet e 18 qershorit nuk do jenë të lira. Ajo kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës.

Në sytë e kryeministrit, demokratët duan të mbrojnë me bojkotin e tyre zyrtarët e korruptuar të gjyqësorit. Por korrupsioni nuk prek vetëm drejtësinë, por edhe autoritetet e tjera. Sipërmarrësit nuk ecin përpara nëse nuk paguajnë ryshfet, edhe policia është e korruptuar.

“Sot njerëzit që korruptojnë policin, arrestohen,” kërkon Rama të qartësojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit. “Ne nuk do bëhemi gjermanë, por ndoshta pak italianë”. Akuzat për korrupsion i bëhen edhe qeverisë.

Opozita e akuzon Ramën se ka mbyllur sytë përpara kultivimit të kanabisit në vend, në mënyrë që të mos i pengojë kultivuesit përpara zgjedhjeve të qershorit.

Megjithëse kultivimi i marijuanës është i paligjshëm, kjo nuk i pengon fermerët në zona të largëta të mbjellin sasi të mëdha. Shqipëria ia doli të ishtë në qendër të medias kur ndërhyri në fshatin Lazarat, që prodhonte 900 ton marijuanë çdo vit.

Forcat e sigurisë tashmë kanë kontrollin në Lazarat, por Shqipëria mbetet prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë. Me problemin e madh të kanabisit, a nuk do ishte më e zgjuar sikur të dekriminalizohej përdorimi i tij?

Në fund të fundit, vendi do përfitojë nga të ardhurat. “Jo”, thotë Rama, ndërsa flet në sfondin e këngës “Born to be wild”. “Fillimisht duhet ta vendosim problemin nën kontroll. Kjo do ndodhë brenda dy viteve të ardhshme. Më pas mund të flasim për dekriminalizimin”.

Rama tani duket se nuk ka më dëshirë të flas. Ngrihet në këmbë për të na përshëndetur. Por një koleg nga Holanda këmbëngul që të bëjmë një foto.

Gazetarët mblidhen pas Ramës. Kryeministri bën shaka, u prek supet disave. Më pas zhduket pas një dere të fshehur në murin e kuq.Edi Rama di si të inskenojë.

/mapo/

Etiketa: çorapeedi ramagazetari austriakKryeministriWiener Zeitung

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Idrizi: Forcat politike të ulen në tryezë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe integrimin e vendit

Idrizi: Forcat politike të ulen në tryezë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe integrimin e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com