Lumi Ishëm është kthyer në një kosh gjigant mbeturinash.
Në të gjithë gjatësinë e tij hidhen mbeturina nga njerëz të papërgjegjshëm dhe me rritjen e nivelit të ujit, mbetje plastike kanë veshur drurët e pemëve përgjatë shtratit.
Banorët e zonës thonë se ujërat e lumit shkarkohen edhe mbetje kimike nga fabrikat e përpunimit të lëkurës në periferi të Tiranës që e kanë kthyer Ishmin në një lumë të vdekur, pasi fauna dhe flora janë dëmtuar ndjeshëm.
Gjithashtu e njëjta situatë është edhe në Urën vajgurore, ku bregu i lumit Osum është i mbushur me pirgje plehrash, të cilat më pas digjen. Tashmë në këtë zonë ka nisur dhe mbledhja e hekurishteve për skrap nga njerëz në nevojë.