Një bankë e nivelit të dytë në Tiranë është tentuar të grabitet mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:17, ku sipas policisë është aktivizuar sinjali i bankës që ndodhet në rrugën “Hamdi Cinoimeri”.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe kqyerja e kamerave të kësaj banke, ka rezultuar se një shtetas pasi ka thyer xhamin me sende të forta (gurë), ka hyrë brenda Bankës ku ka kontrolluar sirtarët.
Grabitësi më pas është larguar pa marr asgjë, sipas edhe deklarimeve të punonjësit të bankës. Sipas policisë nga këqyrja e kamerave rezultoi se ky shtetas i ka kryer këto veprime për 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi.