Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha Pas takimit me përfaqësuesen e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se shpresa ime është që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të krijuar qeveri teknike.
Takimi u zhvillua në hotel Rogner pak metra larg çadrës së protestes së opozitës.
“Pata rastin ta njoh me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, për paratë e drogës, mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i dështimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2014-2016-2016, dështimi për t’i dhënë vendit reformë zgjedhore. Duke krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Zonja Mogherini do të shprehet vetë, por mund t’ju them se kauza jonë, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë, ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion, e kuptojnë se me krimin në pushtet dhe me paratë e drogës, është një pacient me kancer që ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Shpresa ime është që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të krijuar qeveri teknike”, tha Basha.