Firma e Damian Gjiknurit mbi shkatërrimin e Valbonës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firma e Damian Gjiknurit mbi shkatërrimin e Valbonës

20:22 | 04/03/2017
në Uncategorized
0
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjitikes, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar mbi procesin e vetingut dhe problemin e banoreve te fshatit Zharrez./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime minister Edi Rama and minister of Energy, Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, where is discussed on the vetting process and the problem of Zharrez village.

“Pse një i huaj duhet të kushtojë aq shumë energji për të luftuar për drejtësi shqiptare, kur kaq shumë shqiptarë nuk e bëjnë?!” , është pyetja që na turpëron dhe vjen nga amerikania e alpeve Catherine Bohne. E ka fjalën për Valbonën dhe tetë hidrocentralet që do të ndërtohen mbi lumin e Valbonës dhe që padyshim do t’i shkaktojnë asaj perle të Shqipërisë, dëme të pariparueshme.

Prej disa kohësh, Catherine Bohne jeton në Valbonë dhe është kthyer në bërthamën e protestave kundër shkatërrimit të luginës së Valbonës. Ajo po lufton me shqiptarët që duan të shkatërrojnë pasurinë e tyre të çmuar. Paradoskalisht, amerikania Catherine Bohne ka përballë në këtë betejë, dy sipërmarrës tropojanë që po ndërtojnë HEC-e mbi Valbonë, si dhe qeveritë e dy kohëve, qeverinë Berisha, e cila ka dhënë konçesionet dhe qeverinë Rama që i ka bërë ato funksionale duke firmosur lejet e shfrytëzimit.

Pra, mëkati mbi Valbonë është i ndarë mes dy qeverive, të Berishës dhe asaj të Ramës dhe asnjëra nuk i ikën dot përgjegjësisë, sepse kanë firmat e tyre mbi vendimet që i hapën rrugë shkatërrimit të Valbonës. Premtimet e Ramës se do t’i zhbënte konçesionet e qeverisë Berisha, mbetën vetëm premtime dhe për këtë do të ndëshkohej edhe Valbona.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Të gjitha kontratat e dhëna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë do të analizohen. Do të vlerësojmë të gjitha standardet mjedisore”, pati deklaruar rreth një vit më parë, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri. Ai tha në korrik të vitit të shkuar se qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune për të vlerësuar situatën. Ndër të tjera, ai tha që anullimi i kontratave do të sillte një impakt të rëndë financiar për buxhetin.

Kanë kaluar dhjetë muaj prej asaj kohe dhe me siguri grupi i punës duhet të ketë rezultate konkrete për standartet e shkelura në Valbonë gjatë ndërtimit të hidrocentraleve që kanë nisur prej muajit janar. Nëse është fjala për studim të standarteve mjedisore, Gjiknuri dhe grupi i tij i punës i kanë gati prej më shumë se një viti studimet që vijnë nga institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë si objekt të punës së tyre pikërisht analizimin e standarteve mjedisore për prekjen e parqeve kombëtare, siç është Valbona.

Është e vërtetë që vendimet për ndërtimine HEC-ve në Valbonë janë dhënë nga qeveria Berisha, por për vetëm dy prej tyre është dhënë leja zhvillimore gjatë mandatit të Berishës, për të tjerat, leja zhvillimore është dhënë pikërisht nga Gjiknuri.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), në datën 08.04.2014 ka miratuar vendimin Nr.6 për miratimin e Lejes Zhvillimore komplekse për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, komuna Margegaj, Qarku Kukës. Kjo leje zhvillimore është firmosur nga Gjiknuri e jo nga parardhësi i tij në kohën e Berishës.

Kur Gjiknuri e Rama u gjendën përballë kërkesës për të dhënë këtë leje zhvillimore, mund t’i hidhnin një sy raporteve që kanë ardhur në Shqipëri nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si WWF, EuroNature dhe Riverwatch. Ato kanë kundërshtuar kategorikisht vendimet për të ndërtuar hodrocentrale në Valbonë, pasi ato prekin statusin “Park Kombëtar”. Referenca ndaj këtyre raporteve do t’i kishte ndihmuar Gjiknurin për të shmangur lejen zhvillimore për shembull për hidrocentralin “Dragobia”, të cilin e bëri funksional vetë Gjiknuri.

Dy prej kontratave konçesionare që kanë marrë tashmë bekimin e dy qeverive për të ndërtuar HEC-e në Luginën e Valbonës i përkasin dy biznesmenëve tropojanë. Ata janë sipërmarrës dhe janë në të drejtën e tyre për të shfrytëzuar çdo hapësirë që i jep qeveria për të bërë para, ani se duhet të ishin të parët që duhet t’u dhimbte ajo luginë, ku janë rritur dhe janë bërë burra. Ndoshta ata nuk e kanë vrarë kurrë mendjen se aktiviteti i tyre do të hyjë në historinë e zezë të shkatërrimit të Valbonës, meqë janë bij të Tropojës. Ndoshta ata nuk kanë asnjë problem të etiketohen si dy prej sipërmarësve të shumtë që kanë tashmë akses në shkatërrimin e atij parku, me të cilin krenohet jo vetëm Tropoja, por e gjithë Shqipëria. Sepse, Parku Kombëtar i Valbonës është vlerësuar nga National Geographic si mrekullia e Alpeve Shqiptare, por edhe botërore, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh.

Të gjithë ata që u ngritën për ta mbrojtur Valbonën tashmë janë veçse spektatorë përpara batërdisë tipike shqiptare, të pafuqishëm për ta ndalur dorën shkatërruese mbi të. Por, Sali Berisha, Genc Ruli, Edi Rama e Damian Gjiknuri e kanë shënuar ermin e tyre në pllakën e zezë të shkatërrimit të asaj mrekullie të Zotit, bashkë me dy bijtë e Tropojës, biznesmenët që po i ndërtojnë hidrocentralet e tyre mbi Valbonë.

Etiketa: Damian GjiknuriDragobiaEuroNatureLugina e ValbonësNational GeographicPark KombëtarRiverwatchWWF

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dy oficerët nazistë priten me nderime të larta nga shteti grek

Dy oficerët nazistë priten me nderime të larta nga shteti grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com