Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Seanca e radhës është shtyrë më 6 prill.
Ish-kryeministri është shprehur se ky vendim është abuzim politik dhe turpërues.
“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë”- ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.
Seanca përfundimtare për gjykimin e Haradinajt ishte lajmëruar të ndodhte sot.
http://27.al/france-haradinaj-gjykohet-sot-ne-seancen-perfundimtare/