Një 38 vjeçar është vetëdjegur në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-vjehrrës së tij, në një pallat në lagjen numër 10 të qytetit. Policia informon se viktima është shtetasi Olgert Miho.
Si pasojë e flakëve të rënda janë lënduar gjithashtu edhe ish- vjehrra dhe ish- kunata e tij të cilat ndodheshin në banesë. Dy të lënduarat u dërguan në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive. Miho dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe kishte pak kohë që ishte ndarë nga e fejuara.