Si po e shet Bolino historinë e fallsifikuar të krimeve të komunizmit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po e shet Bolino historinë e fallsifikuar të krimeve të komunizmit

16:45 | 02/03/2017
në Uncategorized
0

Gjobat e Bunk’art, për nxënësit e shkollave, punonjësit e institucioneve dhe reklama e muzeut të gënjeshtërt me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Pak ditë më parë, mediat kanë shkruar për një fenomen skandaloz që po ndodh në Bunk’art. Nxënës shkollash të sistemit publik janë detyruar të vizitojnë muzeun e Karlo Bolinos (Carlo Bollino) duke paguar 5 mijë lekë biletën. Të njëjtën gjobë, Bolino e ka adresuar edhe tek institucione të ndryshme shtetërore të orientuara me detyrim nga drejtuesit e tyre për të vizituar Bunk’artin. Ajo që është po kaq e patolerueshme, është se Bunk’art përfshihet në projektin e qeverisë për reklamimin e  Shqipërisë turistike. Media të ndryshme jashtë vendit kanë nisur të referojnë Shqipërinë si një destinacion i preferuar turistik. Natyrisht që këto artikuj janë pjesë e fushatës që qeveria shqiptare ndërmerr për reklamimin e vlerave turistike të vendit tonë. Investimi me paratë e buxhetit për reklamimin e Shqipërisë turistike është normale. Por, kur në paketën e  vendeve turistike përfshihet edhe Bunk’art, kjo nuk është më normale, është klientelizëm dhe korrupsion. Së fundmi, një artikull në “The telegraph”, rekomandohej të vizitohej edhe Bunk’art ndër vendet më atraktive në Shqipëri. Media prestigjioze rekomandon Bunk’art krahas objekteve me rëndësi historike e arkitektonike në Tiranë, si: Kulla e Sahatit në sheshin “Skënderbej”, Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut. Kjo tregon se për të reklamuar Bunk’art janë dhënë para publike, pasi nuk mjaftoi që ai muze i gënjeshtërt të ngrihej me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Për ata që nuk e dinë, Bunk’art është një muze i ngritur me fondet e qeverisë shqiptare. Janë para të dhëna nga buxheti i shtetit, për sipërmarrësin italian, Karlo Bolino mbështetur në një marrëveshje të qeverisë shqiptare për një borxh të mbetur ndaj qeverisë italiane. Sipas marrëveshjes, paratë e borxhit i kalojnë kompanive italiane që operojnë në Shqipëri për të realizuar projekte, siç ishte edhe Bunk’art. Me pak fjalë, ky muze është ngritur fund e krye me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të ardhurat që vijnë prej tij si muze, i kalojnë biznesmenit italian Karlo Bolino.

Përveçse është klient i kryeministrit, Karlo Bolino nuk është se ka ndonjë specifikë tjetër për t’u konsideruar e për ta pranuar si njeriun që po na tregon historinë tonë të zezë të komunizmit. Në të vërtetë ai ka mbledhur aty copëza të këmishave të grisura të viktimave të komunizmit, edhe të gjakosura, por mbi to nuk ka asnjë mbishkrim, nuk është emri i xhelatëve të tyre. Karlo Bolino i ka shërbyer kryeministrit, i cili me sa duket nuk ka qënë aspak i interesuar të mblidhte në atë muze copëza që formojnë mozaikun e plotë të krimeve të komunizmit. Jo, sepse ai i ka dekoruar xhelatët e s’mund të jenë në atë muze të krimeve të komunzimit. Është krejt tjetër histori kjo, por fakti që këtë banalitet, na e shet si historinë e krimeve të komunizmit, i detyron të rinjtë të shkojnë ta vizitojnë e të paguajnë para për një version të rremë të historisë, është tepër. Më keq akoma, kur Bunk’art e kalon propagandën shqiptare për të shkuar me “famën” e tij në mediat ndërkombëtare, atje ku me paratë e buxhetit të shtetit reklamohet Shqipëria turistike.

Etiketa: bunkartCarlo BollinoklientelizëmkorrupsionMuzeu Historik KombëtarThe TelegraphXhamia e Et’hem beut

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pamje të rralla nga eksodi 1991/ Kur boshatisej Shqipëria (film)

Pamje të rralla nga eksodi 1991/ Kur boshatisej Shqipëria (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com