Jemi në vitin ‘46: 19 katolikë të Veriut- në pranga brenda orës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jemi në vitin ‘46: 19 katolikë të Veriut- në pranga brenda orës

08:35 | 01/03/2017
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Këta veçohen se “nuk janë si të gjithë”, edhe pse të gjithë pranojnë vetë se janë si njëri- tjetri, me të njëjtin hall, me të njëjtën varfëri, si vëllezër, pavarësisht se në cilën krahinë e në cilën fe “kena le”. Mirëpo gjithnjë shteti, në regjimin e diktaturës komuniste dhe tani, këta i ka veçuar, i ka shpallur armiq. A je prej Veriu? Po… A je katolik?… Po. Atëherë nuk ke fat tjetër.

… Të gjithë kultivojnë drogë, por në Veri të vendit kultivuesit shpallen armiq të qeverisë. Mbillet drogë në Jug e në Veri, sepse e mbjell dhe e shet qeveria, por, për të njëjtin faj, në Veri sot u burgosën 19 katolikë… Edhe në vitet e para të pushtetit komunist, shumica (në Jug e Veri) nuk e donin komunizmin, por në Veri të vendit u kryen operacionet barbare  kundër armiqve si në Postribë, Reç, Vig, Mirditë, Bicaj, Kala e Dodës, Dibër, e gjetkë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në gjithë vendin kultivojnë drogë, por sot një operacion i madh i Policisë së Shtetit, që në mëngjes piketoi 16 katolikë në Veri të vendit dhe iu vuri prangat aty nga dreka: Dritan Lisaj, 39 vjeç; Gjin Lushi, 61 vjeç; Ndoc Papshaj, 52 vjeç;  Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç; Llesh Qeftaj, 49 vjeç;  Emiljan Qeftaj, 23 vjeç; Nikë Qeftaj, 20 vjeç;  Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç; Dedë Koçeku, 47 vjeç; Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç; Benard Bungaja, 25 vjeç; Gjon Ndrecaj, 29 vjeç; Mentor Bungaja, 30 vjeç;  Mark Bashi, 40 vjeç; Nikë Bashi, 43 vjeç; Ndokë Bregu, 63 vjeç.

Përveç tyre edhe tre të tjerë, ku bëhen 19: Dritan Lisaj, kryeplak; Gjin Lushi, kryeplak; Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë… Edhe kryepleqtë që kultivojnë drogë ka qëlluar që të jenë po katolikë; edhe polici që “tregon shokët”, ka qëlluar po katolik… Ka një paradoks që i kalon kufijtë e “mrekullisë” së keqe: Të gjithë armiqtë zgjidhen nga Veriu dhe nga katolikët. Në regjimin e diktaturës komuniste, edhe në filma- të gjithë banditët, vrasësit, prapanikët…, flasin dialektin geg dhe kanë emra malësorësh në Veri… Në legjislaturën e fundit të Kuvendit, gjashtë deputetë që u shpallën “kriminelë” janë katolikë. Kush i zgjedh armiqtë? Në pushtete të dhunshëm e të tmerrshëm si ky, i zgjedh gjithnjë pushteti.

Shteti selektiv e nis me një pjesë dhe pastaj dhunon tjetrën; e nis me katolikë dhe zgjat dorën te çamët, e nis me Veriun dhe zgjat dorën në Breg…

Ky është zgjatim i pushtetit të diktaturës hoxhaiste. A u është dukur si e “tepërt”, kur kemi thënë se këta janë fëmijë të atyre që ushtruan diktaturën 45 vjet në komunizëm? U është dukur vërtet e “tepërt”?

Pse shfren kjo urrejtje e pushtetit për në veri e për në fe?

Arsyeja e parë, ajo që lidhet me komunizmin e parë: Këta nuk binden- sipas tyre; këta nuk pranojnë fyerjen… Po këtë nuk e pranon asnjë shqiptar. Megjithatë kryeministri ka qenë në Shkodër dhe nuk e kanë përkëdhelur. Derisa ta përkëdhelin, do t’i dhunojë e do t’i burgosë. Por, kjo ditë mund të mos vijë.

Arsyeja e dytë, një hije e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Këtu tani ndodhet Çadra e Protestës Popullore kundër qeverisë; qeveria mendon se këtu ka Veriorë dhe Katolikë. Në fakt, ka njësoj nga gjithë Shqipëria. Por këtu, para dy vjetësh kanë “parakaluar” 40 martirët katolikë të varrosur nga diktatura komuniste, duke filluar që nga Vinçens Prenushi e deri te Frano Gjini. Ishte dita e pritjes së Papës. Pas kësaj, qeverisë i del përpara fantazma e dyzetë martirëve katolikë në bulevard. Qeveria ka frikë se u “pushtua”.

Qeveria rron me fantazma; sot qeveria ka burgosur 19 brenda një ore. I ka burgosur paradite dhe pasdite kërkon duartrokitje nga populli. Siç kërkon duartrokitje për vetting që do t’i japë drejtësi shtetit para individit. Njësoj si në vitin 1946, kur duartrokitej në kinema “Rex”.

Armiqtë zgjidhen përsëri…

/veritas.com.al/

Etiketa: Forcat e Ndërhyrjes së ShpejtëFrrok Çupikatolikë të VeriutMirditëPostribërecvig

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Lulzim Basha është pa faj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com