I pranishëm në Komisionin e Posaçëm për Privatizimin e OSSH, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, është përplasur verbalisht me kryetarin Taulant Balla.
Balla i ka kërkuar Berishës të bëjë betimin përpara deputetëve, por ai ka kërkuar largimin e kryetarit nga salla pasi është i dënuar për shpifje.
Pas largimit të Shkëlzen Berishës, Taulant Balla theksoi se disponon prova të pa kundërshtueshme se djali i ish-kryeministrit është i përfshirë në këtë privatizim dhe ka përfituar para.