Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim me disa me disa ministra të kabinetit qeveritar dhe drejtues të Partisë Socialiste.
Takimi u zhvillua në në vilën qeveritare rreth orës 20:30 dhe zgjati afro dy orë. Në takim kanë qënë të pranishëm zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, ministrat Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Damian Gjinkuri, Blendi Klosi, kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruci, nënkryetari Aulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Takimi ka ndodhur në një kohë kur opozita dhe protestuesit e Zharëzës janë vendosur përballë kryeministrisë dhe Ministrisë së Energjisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Opozita këmbëngul për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike ndërsa banorët e Zharëzës kërkojnë dëmshpërblimet për shtëpitë e rrënuara nga punimet e kompanisë së naftës “Bankers Pertoleum”.