Në çadrën e PD-së para Kryeministrisë kanë nisur edhe quize-t. Partia Demokratike ka gjetur një mënyrë tjetër për të mbajtur aktivë protestuesit e saj brenda çadrës.
Në një ekran të madh gjigant në podiumin e ngritur në çadër, shfaqet pyetja dhe opsionet që mund të zgjedhin protestuesit.
Kështu, pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga akuzat në Itali për Armando Prengën deri te emri i vërtetë i Roshit dhe Bushit.
Kështu, kush gjen pyetjen e saktë fiton edhe dhurata. Dhuratat e veçanta janë flamujt e PD, karamele, kapele, bluza me logon e PD-së, vuvuzela etj