Përfaqësuesja shqiptare e futbollit duke filluar nga ndeshja e ardhshme kundër Italisë në Palermo, kuqezinjtë do të kenë një uniformë të re.
Fanella vazhdon të ruajë identitetin e simbolit shqiptar, që është shqiponja. Imazhi ballor i uniformës është një imitim i ndërthurjes së pendëve të shqiponjës, janë ruajtur një sërë elementësh, përfshirë këtu edhe moton “Ti Shqipëri më jep nder”.
Sa i përket uniformës së quajtur “Triumf” dhe që ishte një model i veçantë vetëm për finalet e Europianit, sipas FSHF-së ka patur një sukses shumë të madh në shitje dhe kjo jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në skajet më të largët të globit, si Singapori apo Hong Kongu.
Uniforma e re e përfaqësueses së Shqipërisë ka dalë që në ditën e mërkurë në dyqanet zyrtare të FSHF-së dhe do të ketë të njëjtin çmim, prej 79 eurosh.