Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Nxitja e kulturës për zhvillim të qëndrueshëm” foli për programin e Rilindjes Urbane dhe asnjë fjalë për shkatërrimin që po u bëhet gjetjeve arkeologjike që qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë në këtë konferencë foli për faktin se si është shkatërruar bregdeti shqiptar nga ndërtimet, por nuk tha një gjysëm fjalë për shkatërrimin që po i bëhet mureve antike për ndërtimin e një bëtoni me emrin “Veliera”.
Pjesë e konferencës ishin edhe ministrat e Kulturës nga shtetet e Europës Juglindore.
Më tej, Rama theksoi se pavarësisht problemeve me financat, qeveria e tij ka rritur buxhetin për kulturën dhe investimet e kryera në shumë zona kanë rritur të ardhurat për bashkitë dhe qytetarët.