Qeveria e Gjermanisë ka shprehur interesimin e saj që rasti i ndalimit në Francë të Ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt të përmbyllet sa më shpejt.
Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë Stefen Steinlein, i ka dërguar nje letër ish Sekretarit Shtetëror të Gjermanisë, Dr. Friedbert Pflüger në të cilën shkruan që “ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i jep peshë të veçantë arrestimit të Ramush Haradinajt dhe për këtë rast është në kontakt të ngushtë me partnerët e saj, posaçërisht, Francën”.
Gazeta Blic raporton se në letër Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë vlerëson që “arrestimi i Haradinajt ndikon tej mase në përkeqësimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe duhet një përmirësim urgjent i bashkëpunimit rajonal dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të cilat me këtë rast do të vështirësoheshin”.
“Për këtë shkak Qeveria e Gjermanisë qysh në vitin 2005 ka vendosur që fletarrestimin për Ramush Haradinajn të mos e zbatojë. Dhe dua t’ju siguroj që Ministria e Punëve të Jashtme është duke e përcjellur me vëmendje të saktë dhe duke shikuar të shfrytëzohet çdo mundësi që të gjindet një zgjidhje e mirë”, thuhet më tej në letrën e Sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i në liri me kusht nga autoritet francize nga data 4 Janar bazuar në një fletarrest të Serbisë nga viti 2005.