7 prill 2013/ Kur kërkonte arrestimin e “qytetarit të pandehur, tradhëtarit më të madh të kombit shqiptar”
“10 milionë kuq e zi, fillojmë sot gjykimin popullor për kriminelin më të egër të shqiptarizmës, tradhëtarin e Kombit shqiptar, të pandehurin, shtetasin Sali Berisha”, deklaronte Kreshnik Spahiu, katër vjet më parë, kur kërkonte arrestimin e Sali Berishës.
Por, sot Kresh Spahiu, është ulur në obrellën e Berishës, tek çadra ku është edhe Lulzim Basha për të kërkuar shqiptarëve të protestojnë për rrëzimin e Edi Ramës. Ai ka publikuar një fotografi të tij me Sali Berishën, ku shkruan: “Dr. Sali Berisha në tryezë me Aleancën Kuqezi / Edi Rama në mejhane me PDIU“.
Ka një problem shumë të madh me Kresh Spahinë e të tjerë politikanë të këtij modeli. Kujtojnë se shqiptarët janë të marrë e nuk kanë kujtesë. Me qëndrimet e tyre diletante, kujtojnë se i japin vetes rëndësi nëpër çadra partish politike si ato të djeshmet të Ramës edhe këto të sotshmet të Berishës. Kresh Spahia i di shqiptarët budallenj, që mund t’i thërrasë, kur e ke keq punën…. në çdo tribunë, me këdo edhe me “kriminelin më të egër të shqiptarisë, tradhëtarin e shqiptarizmës… të pandehurin Sali Berisha”, se kështu e cilësonte dikur Berishën.
Ja çfarë thoshte më 7 prill 2013, Kresh Spahiu: