Policia e shtetit ka marrë masa shtesë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës që po zhvillohet nga opozita pranë Kryeministrisë. Siç shikohet në këto foto Kryeministria është rrethuar me një gardh hekuri për të mos lejuar protestuesit që të hyjnë në këtë institucion. Protesta derimëtani vijon që të jetë e qetë dhe pa asnjë trazirë apo incident.
Gjatë ditës së djeshme këto masa sigurie (gardhi i hekurit) nuk ishin të pranishme, por vihej re një numër shumë i lartë efektifësh që ekzaktësisht ishin 1.500 policë.