Veprimi opozitar i Bashës, si imitim i shëmtuar i Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veprimi opozitar i Bashës, si imitim i shëmtuar i Ramës

08:26 | 19/02/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Opozita shqiptare, e kryesuar nga Partia Demokratike ka vepruar ashtu si ishte parashikuar, që prej ditësh. Ka përfunduar përgatitjet e ethshme për protestë sak në fundjavë. E ka realizuar atë, me skenografinë e vet. Pastaj ka ngritur çadrën mu përballë kryeministrisë. Një gjë të tillë e ka bërë kohë më parë kryeministri aktual Rama. Kryetari Basha nuk lë risi të Ramës pa e realizuar.

Të dy shumë refuzues me gazetarët dhe shpesh duke i ngacmuar, tashmë i janë futur rrjeteve sociale. Por, kuptohet ka qenë Rama, ai që e ka bërë i pari kontaktin dhe madje ka sajuar edhe diskutimin e lodhshëm virtual të ditës së djelë. Rrjeteve sociale i është drejtuar tashmë edhe kryeministri në hije Basha.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kohë më parë, Edi Rama kuptoi se nuk mund ta shtynte përpara ngrehinën e kalbur të partisë së tij me të vjetrit dogmatikë të Partisë Socialiste. Ndaj ju drejtua të rinjve. Një gjë të tillë po bën tashmë edhe Lulëzim Basha. Ai në fjalën e tij patetike të ditës së shtunë u ka kërkuar atyre të marrin përgjegjësi dhe u është bindur, ndaj edhe verdiktin e vazhdimit të grevës ua ka lënë pikërisht të rinjve. Dhe, ata, që e kishin përgatitur me kohë, ikën morën çadrat që të mos i lënë asgjë mangut Ramës. Lista është e gjatë e imitimeve, por të duhet edhe pak kujtesë kulisash, ku të dy duket se ndjekin njëri-tjetrin, qoftë edhe me hapat bllof që bëjnë.

Ndërkohë aty jashtë kryeministrisë do fillojnë një grevë të rinj, qytetarë të ndryshëm dhe militantët medoemos. Si dy pika uji, me atë që ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë më pas, duke e kthyer Shqipërinë në një deja vu të stërmadhe.

Në këtë orë askush nuk e parashikon sesa do të zgjasë greva, por një gjë dihet fare mirë se pushteti do të mbyllë veshët dhe do të vazhdojë punë. Grevistët do të dalin, kur të futen me patjetër në lojë ndërkombëtarët, sepse në vend askush nuk do të dëgjojë, kurse Tirana do të vuajë si gjithnjë kapriçot e politikës dhe patetizmin e militantëve.

Nga ana tjetër, politika shqiptare, e dy krahëve, do tregojë se nuk mund të bëjë përpara, kurse rekomandimet dhe shpresa për hapjen e vizave do të marrë goditjen e radhës.

Shqipëria për fatin e keq e ka të shënjuar rrugën e saj, që do të thotë një hap para dhe dy pas, sepse kështu duan njerëzit që janë mësuar  me pushtet (lexo elitat tona). Pushteti është gjithçka, porse ai shfrytëzon masat, që të kapluar në varfëri dhe humbje shpresë gjejnë mundësi të shfrehen, sipas oreksit dhe dirigjimit të shëmtuar politik. Kurse në këtë rast Basha duke i bërë qindin armikut të tij të betuar kryeministrit të vendit, duke e imituar dhe duke e sulmuar pikërisht me armën e tij, bëhet ende më cinik me vendin e tij.

Por, forma sado që është cilësi e vyer, asnjëherë nuk e zëvendëson përmbajtjen dhe sa i përket asaj Basha nuk duhet ta imitojë Ramën, sepse thellësia dhe sinqeriteti i përballjes me problematikën e vendit është ajo që politikanët shqiptarë i kanë vendosur kaherë barrierë. Mu atë që nuk na le ta shohim bregun e mezipritur të ankorimit në Bashkimin Europian, ndaj është i shëmtuar imitimi i fundit i Ramës.

/javanews.al/

Etiketa: Ben Andonideja vuedi ramai shëmtuarimitimkulisaLulzim Bashaveprimi opozitar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Daçiç: Dërgimi në apel i padisë së Bosnjës për gjenocid është i rrezikshëm

Daçiç: Dërgimi në apel i padisë së Bosnjës për gjenocid është i rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com