Deputetja Mesila Doda ftoi deputetët të nderojnë me një duartrokite momentin historik të grevës së urisë së studentëve në shkurt të vitit 1991
Një thirrje e deputetes, Mesila Doda, ka vënë në provë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përballë historisë së dhjetorit ’90. Si studente e grevës së urisë e 25 viteve më parë, Mesila Doda, kërkoi nga deputetët të ngrihen në këmbë për të duartrokitur për një çast në nderim të grevës s studentëve që rrëzoi bustin e diktatorit, por ligjvënësit e dy palëve kanë refuzuar këtë thirrje në respekt ndaj njërit prej momenteve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Me sa duket deputetët e dy palëve nuk e kanë aq për zemër atë moment që rrëzoi sistemin komunist në Shqipëri.
Padyshim që ka prej tyre nga ata që e respektojnë këtë ngjarje, pasi mund të kenë qenë në atë grevë historike, por fakt është se Kuvendi i Shqipërisë e refuzoi sot një gjest shumë të thjeshtë në nderim të studentëve të dhjetorit 90, vetëm një duartrokitje për ta.