Banorët e fshatit Bregas të Njësisë Administrative Velabisht në bashkinë e Beratit janë ngritur në protestë përshkak se TAP sipas tyre u ka prishur rrugën.
Banorët deklarojnë se rrugën që i lidh me qytetin e Beratit e kanë rregulluar me investimet e tyre dhe rruga është shkatëruar gjatë punimeve të TAP.
Ata kanë bllokuar për disa minuta punimet e Gazësjellësit TAP. Gjithashtu ata thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse rruga nuk do të rregullohet.