Një kek i shijshëm dhe i lehtë më gatim, perfekt për ditën e Shën Valentinit. Po aq i shijshëm është dhe kremi i ëmbëlsirës.
Përbërësit
- 2 gota sheqer (të bardhë)
- 1 filxhan gjalpë (i zbutur)
- 4 vezë (të rrahura)
- 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
- 1 lugë çaji ekstrakt bajamesh
- 2 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 lugë çaji sodë buke
- 3 gota miell
- 2 gota qumësht
- 4 gota sheqer (industrial)
- 1 filxhan gjalpë (i zbutur)
- 2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
Përgatitja
- Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Lyejmë me yndyrë një tavë katrore dhe një tjetër të rrumbullakët.
- Rrahim sheqerin e bardhë dhe 1 filxhan gjalpë së bashku në një tas me një mikser elektrik deri sa të bëhet një masë kremoze dhe e butë.
- Përziejmë vezët, 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje dhe ekstrakt bajame në përzierjen kremoze të gjalpit. Në përzierjen e gjalpit hedhim brenda pluhur pjekjeje dhe sodë buke derisa të përzihen mirë.
- Hedhim 1 filxhan miell në përzierjen që sapo përgatitëm derisa të përzihen mirë. Shtojmë 2/3 filxhan qumësht në përzierjen e gjalpit dhe miellit dhe i përziejmë mirë. Vazhdojmë duke shtuar 1 filxhan miell dhe 2/3 filxhan qumësht, duke i alternuar deri sa mielli dhe qumështi të përdoren krejtësisht dhe brumi të jetë i butë. Hedhim brumin në të dy tiganët e përgatitur që më parë.
- E pjekim në furrën e nxehur paraprakisht për 30 deri në 40 minuta. E lemë ëmbëlsirën të ftohet plotësisht para se ta heqim nga tavat, të paktën për 2 orë.
- Rrahim sheqerin pluhur me 1 filxhan gjalpë dhe 2 lugë ekstrakt vaniljeje. I përziejmë së bashku në një tas me një mikser elektrik derisa kremi të bëhet një masë pushatake dhe e butë.
- Heqim ëmbëlsirën nga tavat dhe e ndajmë tortën në mes me feta të rrumbullakëta. E shtrijmë kekun katror në një sipërfaqe dhe forma e tij i ngjan një diamandi.
- Shtrijmë 1 gjysmë keku të rrumbullakët në anën e sipërm të majtë të kekut “diamant”. Shtrojmë gjysmën e dytë të tortës së rrumbullakët në anën e sipërme të djathtë të tortës “diamante”, duke krijuar një kek në formë zemre në krye. Përhapim kremin mbi kekun që sapo ‘montuam’.