Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” një tjetër foshnje ka vdekur sot gjatë lindjes, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të pakujdesisë.
Bëhet me dije se nëna M. M ka shkuar të lindë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, pa probleme, por gjithçka është komplikuar gjatë lindjes.
Policia ka nisur hetimet dhe e ka referuar në prokurori ngjarjen ndërsa ka sekuestruar paraprakisht edhe kartelat mjekësore.