Një 35-vjeçare është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në Lushjne, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Skënder Libohova”. Polia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.H.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë si dhe shkaqeve që çuan në aktin ekstrem të 35-vjeçares.
Mësohet se viktima vuante nga epilepsia.