FMN miraton 72,4 milion euro për Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN miraton 72,4 milion euro për Shqipërinë

09:00 | 18/02/2016
në Uncategorized
0

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi në mbledhjen e tij të djeshme rishikimin e ecurisë së ekonomisë së Shqipërisë në bazë të programit tre vjecar të asistencës  nënshkruar me qeverinë shqiptare në shkurt të vitit 2014. Programi parashikon një mbështetje financiare prej 295,42 milion SDR e barabartë me 330.9 milion euro në kohën e nënshkrimit dy vjet më parë, lëvrimi i së cilës është i ndarë në 9 këste. Me vendimin e mbrëmshëm, bordi i FMN-së i hapi rrugë lëvrimit të këstit të pestë dhe të gjashtë që në total shkojnë afërsisht 72,4 milion euro, duke bërë që shuma e dhënë deri tani të jetë afërisht 226.8 milion euro.

Sipas zëvendësdrejtorit për Menaxhimin Min Zhu “rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë është në rrugën e duhur, por rreziqet janë të pranishme”. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë treguar angazhim “të fortë” në zbatimin e marrëveshjes “përfshirë zbatimin e reformave strukturore ambicioze dhe të vështira. Autoritetet – shtoi më tej zoti Zhu – duhet të ngulmojnë në programin e tyre të reformave, dhe mbështetur në përparimin domethënës të deritanishëm, të shtyjnë përpara potencialin e rritjes së vendit, duke ruajtur ndërkohë stabilitetin makroekonomik”.

Zyrtari i Fondit Monetar ka vlerësuar si të përshtatshëm synimin e autoriteteve për konsolidimin fiskal, duke shtuar se “për këtë qëllim, ato duhet të shmangin përjashtimet e mëtejshme nga taksat dhe normat preferenciale të taksave. Përveç kësaj, orientimi i autoriteteve për të përmirësuar sistemin e taksave duhet të përshtatet më mirë me praktikat më të mira ndërkombëtare”, thekson FMN-ja.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndërsa vlerëson masat e autoriteteve për të trajtuar rreziqet fiskale, përfshirë edhe forcimin e menaxhimit financiar publik, zyrtari i FMN-së, nënvizon se “do të jetë e rëndësishme të forcohen kapacitetet për zbatimin e projekteve të investimeve publike dhe të garantohet se ndikimi i çdo projekti të ri Partneritet Publik Privat në llogaritë fiskale po vlerësohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”.

Sipas FMN-së politikat monetare të Bankës Qëndrore kanë qenë të përshtatshme, ndërsa theksohet se”forcimi i besueshmërinë së saj dhe ruajtja e pavarësisë, mbetet kritike për përmbushjen e mandatit të saj”. Fondi Monetar, nënvizon dhe problemin e kredive të këqija, trajtimi i të cilit shihet si “thelbësor për ringjalljen e kreditimit. Zbatimi në kohë dhe me forcë i strategjisë së planifikuar gjithëpërfshirëse do të jetë kyç për të adresuar këtë çështje”.

“Reforma të rëndësishme janë zbatuar në sektorin e energjisë elektrike”, thekson deklarata e zyrtarit të FMN-së, sipas së cilit “zbatimi i palëkundur i këtyre reformave dhe masave të tjera, që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes së korporatave dhe mjedisin e biznesit do të jetë i nevojshëm për të nxitur rritje të fortë dhe me bazë të gjerë “.

Zeri i Amerikes

Etiketa: 4 milion euro ndihme ShqiperiseFMNmiraton 72

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Policia e Kosovës arreston sekretarin e VV-së

Policia e Kosovës arreston sekretarin e VV-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com