Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për CEZ-in djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka mbërritur në komisionin hetimor për të dëshmuar.
Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën. Ristani kërkoi të largohej nga drejtimi i komisionit Balla, të cilit i bëri thirrje gjithashtu që të paguajë 10 milionë lekë dëmshpërblim për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, sipas vendimit të gjykatës.
Javën e kaluar mledhja e komisionit dështoi pasi Shkëlzen Berisha refuzoi të betohet para Komisionit Hetimor me argumentin se se kreu i Komisionit, Taulant Balla ka konflikt interesi pasi është dënuar për shpifje.