Kryetari i Komisionit Taulant Balla për Reformën Zgjedhore i ka bërë një kërkes kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që veprimtaria e komisionit të reformës zgjedhore të zgjatet edhe 1 muaj.
“Me qëllim që veprimtaria e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar të përmbushë të gjithë objektivat e përcaktuara nga Kuvendi, do të nevojitet më shumë kohë sesa u parashikua në vendimin nr.90 datë 15.12.2016 të Kuvendit.
Për këtë arsye, kërkojmë që në seancë plenare, Kuvendi të shqyrtojë dhe të miratojë projektvendimin bashkëlidhur për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për “Reformën Zgjedhore” për një periudhë prej një muaji”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Ballës drejtuar Kuvendit.